Filida
Filida, bija e mbretit të Trakës. Sipas legjendës, një ditë, në mbretërinë e të atit, zbarkoi Demofonti, që kthehej nga ekspedita kundër trojanëve. Ai u bë i dashuri i saj. Por shpejt ai e braktisi atë që të kthehej ne atdheun e vet. Atëherë gruaja e re i dha atij një kuti, në të cilën gjoja ishin mbyllur dhurata të çmuara për kultin e Reas. Ajo e porositi që të mos e hapte kutinë, gjersa nuk do ta humbiste shpresën për të parë të dashurën e tij, qoftë edhe për një çast. Demofonti u vendos në Qipro dhe e harroi Filidën. Në datën që ai kishte caktuar për t’u kthyer në Trakë, Filida nëntë herë me radhë doli në bregdet për të vëzhguar horizontin. Asnjë vel nuk dukej. Nga hidhërimi ajo vrau veten. Po atë ditë Demofonti e hapi kutinë. Një fantazmë doli cjë andej. I trembur, djaloshi rrëshqiti nga kali dhe ra mbi shpatën e tij që e shpoi. Sipas një versioni tjetër të po kësaj legjende, Filida, pas vdekjes u shndërrua në një dru bajameje, lulet e së cilës nuk lidhnin pemë.