Floçka
Floçka, nimfë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej si një vajzë e bukur me flokë të gjatë. Ajo rrinte në liqene dhe në lumenj dhe dilte jashtë ujit në breg për t’u krehur e për të rregulluar flokët. Në mitologjinë tonë përmendet vetëm një floçkë -nimfë.