Fortuna
Fortuna, hyjneshë romake e fatit dhe e rastësisë, bija e Jupiterit; ishte shpërndarësja e të mirave dhe e të këqijave, e kënaqësive dhe e mundimeve, e pasurisë dhe e varfërisë, e lumturisë dhe e fatkeqësisë. Atë e adhuronin në shumë qytete të Greqisë dhe në Itali. Kishte shumë tempuj, nga të cilat, më i dëgjuari, ishte ai i Antiumit. Tempulli i Antiumit ishte pasuruar me blatime e dhurata të mëdha. Statuja e hyjneshës mbahej nga orakujt; ajo u përgjigjej pyetjeve të lutësve me një lëvizje të kokës. Fortunën e paraqitnin si një grua me jetull në sytë dhe me bririn e bollëkut në dorë, nganjëherë mbi një glob ose mbi një rrotë (simbol i paqëndrueshmërisë së fatit). Ajo identifikohej me Tikën (Tikenë) erreke. Fvtyra e Fortunës vihej në monedhat, në vulat, në hajmalitë dhe në monumentet e shumta të artit.