Feakët
Feakët, popull që, sipas legjendës, ishte i preferuar nga perënditë dhe i pajisur me të gjitha të mirat. Banonte në ishullin e Skerisë të cilin e kanë e identifikuan me Korkirën (Korfuzin). Sipas legjendës, në ishullin e feakëve vajti Odiseu. Sapo zbarkoi në tokën e tyre, heroi u prit nga Nausika, e cila e çoi në pallatin madhështor të babait të saj, Alkino, ku u prit me nderime të mëdha. Në një gosti Odiseu i tregoi të zotit të shtëpisë të gjitha aventurat e tij. Mbreti i feakëve i dha heroit edhe një anije për të arritur në Itakë. Kjo mikpritje që feakët i bënë Odiseut, ngjalli zemërimin e Poseidonit, i cili e ndiqte heroin prej shumë kohësh.