Fedra

Fedra, bijaembretit të Kretës Minos dhe e Pasifajës, motra e Ariadnës dhe gruaja e Tezeut. Ajo u dashurua marrëzisht pas thjeshtrit të saj, Hipolitit, i cili e refuzoi dashurinë e saj. Për t’u hakmarrë, ajo e akuzoi Hipolitin tek i shoqi se gjoja ishte përpjekur ta përdhunonte. Tezeu lëshoi kundër tij mallkime të tmerrshme. Një përbindësh, i dërguar nga Poseidoni me porosi të Tezeut, trembi kuajt e Hipolitit, i ciii ra nga qerrja dhe vdiq. Nga brejtja e ndërgjegjes Fedra vrau veten. Dramaturgë të antikitetit dhe të mëvonshëm e kanë vënë në skenë këtë legjendë tragjike.

Shih edhe

Përmendet te