Fetishizmi

Fetishizmi (portug. feitiço — hajmali, magji), nderim, adhurim i sendeve jofrymorë. Fetishizmi është i lidhur me besimet fetare, me përuljen para fetishëve (dru i shenjtë, gur, kafshë, kocka kafshësh etj). Fetishizmi ka qenë i përhapur te shumë popuj, të cilët meqe nuk i njihnin sendet, i vishnin ato me fuqi magjike e të mbinatyrshme dhe i adhuronin si diçka të shenjtë. Në Lindjen e Afërt adhurimi i Cibelës lidhej me adhurimin e gurëve. Në Greqi e në Romë objekte adhurimi (fetishe) ishin armë, gurë, hajmali të ndryshme etj. Mbeturinat e fetishizmit i gjejmë edhe në të ashtuquajturën fe moderne. Adhurimi i ikonave i kryqeve dhe i të ashtuquajturave «vende të shenjta» etj, s’janë gjë tjetër, veçse forma e fetishizmit. K. Marksi ka shkruar: «Fantazia krijon te fetishisti iluzionin sikur «një send pa jetë» mund t’i ndryshojë vetitë e veta natyrore vetëm e vetëm që të kënaqë tekat e tij». (K. Marks dhe F. Engels. Mbi fenë f. 22).

Shih edhe