Fobi
Fobi (Fobos), personifikimi hyjnor i frikës, biri i Aresit (perëndisë së luftës) dhe i Afërditës, vëlla i Deimosit (Tmerrit). Fobi e shoqëronte të atin në çdo betejë, duke përhapur panikun dhe tmerrin midis luftëtarëve armiqë. Sipas Homerit, Aresi e vendoste Fobin në qerren e tij të luftës para se të hynte në fushën e betejës. Paraqitej si një figurë e tmerrshme, me fytyrë luani, që ngjallte frikën vetëm me pamjen e tij. Emri i tij i ka dhënë shkencës moderne fjalën «fobi» (frikë patologjike), që ndeshet në terma të shumtë si klaustrofobi, agorafobi etj. Njëri nga dy hënat e planetit Mars mban emrin e tij, Fobos, ndërsa tjetri mban emrin e vëllait, Deimos.
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.