Flora
Flora, hyjneshë romake e luleve dhe e pranverës. Ovidi e lidh Florën me një mit grek dhe
e identifikon atë me nimfën Kloridë, që Zefiri e mori për grua. duke i dhënë pushtet mbi lulëzimin pranveror. Gjithmonë sipas Ovidit, ajo i dhuroi Junonës një lule, e cila kishte fuqi ta mbarste gruan që e prekte. Kështu Junona, pa ndihmën e Jupiterit, u bë nëna e Marsit. Pikërisht, për kujtim të kësaj lindjeje, në të cilën Flora kishte marrë pjesë në mënyrë të tërthortë romakët i dhanë emrin «mars» muajit të parë të pranverës. Për nder të Florës, nga 28 prilli deri në 3 maj organizoheshin festa (floralite). Festat kishin karakter bujqësor. Hyjnesha paraqitej në formën e një gruaje të re, me lule në duar. Kjo hyjneshë është bërë shpesh subjekt i artit të kohës së re. Fjala Florë përdoret sot për të emëruar gjithë botën bimore.