Fegjeu

Fegjeu, mbret i qytetit Psofidë në Arkadi. Ai e pastroi Alkmeonin nga mëkati i matricidit (vrasjes së nënës Erifilit) dhe i dha për grua vajzën e vet, Arsinoin, së cilës Alkmeoni ia dhuroi gjerdanin dhe mantelin e Harmonisë. Por kur Alkmeoni, ende i ndjekur nga Erinitë, dëshiroi t'ia merrte përsëri gjerdanin Arsinoisë për t'ia dhënë gruas së re, Kaliroit, Fegjeu e kuptoi mashtrimin. I zemëruar, ai urdhëroi djemtë e tij të vrisnin Alkmeonin, gjë që ata e bënë në një pritë. Djemtë e Fegjeut më vonë u vranë nga bijtë e Alkmeonit me Kalirojën. → Alkmeoni.

Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.

Shih edhe

Përmendet te