Gjea

Gjea (gr. toka), sipas kosmogonisë së Hesiodit, është personifikim i tokës në formim e sipër. Menjëherë pas Kaosit ajo doli një ditë nga asgjësia dhe lindi një djalë, Uranin. Me të ajo formoi çiftin e parë hyjnor, duke i dhënë botës një numër perëndish e përbindëshish, titanët (ajo mori emrin Titia) titanidat (motrat e titanëve), ciklopët, hekatonkirët dhe hyjnitë e detit. Ajo ndihmoi Kronin të sakatonte t’atin, duke i dhënë një drapër. Me Gjean u bashkuan çift e çift hyjni të tjera. Midis këtyre hyjnive ishte Tartari, me të cilin ajo lindi Tifonin e tmerrshëm. Ajo është gjithashtu nëna e Harpive, e Pitonit, e Karibdës. Gjea-Tokë, si nëna e përbashkët e të gjitha qenieve të gjalla,

mori një rëndësi të madhe në kultet greke e romake. Atë e adhuronin si hyjneshën e pjellorisë së tokës, për shkak të numrit të madh të fëmijëve të saj. Demetra, hyjnesha e korrjes, shkrihej shpesh me të.

Shih edhe