Telegoni
Telegoni (gr. i lindur larg nga babai), hero legjendar, që iindi nga bashkimi i Circes me Odiseun, kur ky i fundit, gjatë rrugës për t’u kthyer në Itakë qëndroi te magjistarja. I rritur nga e ëma, Telegoni u nis për në Itakë me disa shokë të tij, me qëllim që të njihej me të atin. Kur arriti në mbretërinë e Odiseut, ai rrëmbeu kopenë e Banorët e ishullit dhe
prijësi i tyre luftuan kundër plaçkitësve. Telegoni, pa ditur se me kë kishte të bënte, vrau të atin me shtizë. Kështu u përmbush profecia e Tiresiut që kishte parathënë se Odiseu do të vdiste nga deti (dm.th. nga
i biri) dhe jo në det. Sipas legjendës, Telegoni u martua me Penelopën, me të cilën pati një djalë, Italin.