Telkinët
Telkinët, demonë deti, bijtë e Pontit dhe të Gjeas. Ata ishin ekspertë në nxjerrjen dhe punimin e metaleve si edhe në artin e magjisë. Thonë se ishin
tre dhe quheshin ari, argjendi dhe bakri, dm.th. emrat e lëndëve që pati zbuluar secili prej tyre. Jetonin në ishullin e Rodit dhe që këtej kaluan edhe në Kretë. Qenë banorët e parë të këtyre ishujve. Me magjitë e tyre ata, sipas legjendës, ndillnin shiun dhe merrnin çfarëdo forme. Telkinët shpesh u shkaktonin të këqija njerëzve. Sipas një gojëdhëne, ata rritën Poseidonin e vogël, të cilin e pajisën edhe me një sfurk. I përzunë nga Rodi, sepse kishin spërkatur me ujin e Stiksit arat e ishullit. që ta bënin tokën shterpë dhe që të ngordhnin kafshët.