Terpsikora

Terpsikora (gr. që ka qejf vallet). njëra nga të nëntë muzat, hyjnesha e lirikës korale dhe e valles. Disa autorë grekë e quanin nënë të sirenave, të cilat ashtu si ajo, kishin fuqi të magjepsnin me këngën e tyre të gjithëataqë i dëgjonin. Paraqitej si një vajzë e re, me një lirë në dorë. Në kuptimin e figurshëm, emri Terpsikorë do të thotë balerinë.