Orakulli
Orakulli, sipas besimit të lashtë, ishte një nga mjetet që
lidhte hyjnitë me njerëzit. Ata ngriheshin në vende të shenjta, i kushtoheshin një hyjnie të caktuar dhe ishin nën kujdesin e priftërinjve, të cilët kryenin funksionin e interpretuesit të dëshirës së hyjnisë. Orakujt kryesorë ishin ai i Delfit, i Dodonës, i Delosit etj. Në orakullin kryesor dëshira e hyjnisë transmetohej nga një profete — Pitia, në atë të Dodonës dëshira e perëndive gjykohej sipas fëshfërimës së gjetheve të një lisi të shenjtë, kurse në atë të Delosit dëshirën e perëndive e gjykonin nga fëshfërima e gjetheve të dafinës. Orakujt morën shpejt një rëndësi politike, sepse atyre u drejtoheshin jo vetëm individë të thjeshtë, por edhe shtetet greke e të huaja, që bënin pyetje për problemet e politikës së brendshme e të jashtme.