Circia

Circia (Circea), magjistare që banonte në ishullin e Eas, bija e Heliosit dhe e oqeanidës Persë. Jetonte në një pallat luksoz, ku këndonte. duke endur stofra të bukura. E pajisur me forcë magjike, me ndihmën e ilaçeve e të yshtjeve, ajo i shndërronte njerëzit në kafshë dhe i mbante të mbyllur në grazhdin e saj. Kur erdhi Odiseu në ishullin Ea, shumë shokë të tij magjistarja i shndërroi në derra. Megjithatë, njeri nga ata shpëtoi dhe lajmëroi Odiseun për çka ndodhi. Hermesi i dha atij një bimë që do ta mbronte kundër magjive dhe i tregoi rrugën që duhet të ndiqte. Odiseu ia prishi të gjitha maefjitë Circes dhe arriti që shokët e tij të merrnin formën e tyre të parë. Odiseu qëndroi në ishull një vit dhe pati me Circen një djalë, Telegonin. Ajo përmendet edhe në legjendën e argonatëve si motra e Eetit. mbretit të Kolkidës. Në kuptimin e figurshëm, Circe (Circe) do të thotë bukuroshe që të magjeps.

Shih edhe

Përmendet te