Kiteroni
Kiteroni → Citeroni
Kleobisi dhe Bitoni, bijtë e Kidipës, priftëreshës së Herës. Ata u bënë të përmendur për dashurinë e madhe që kishin për të ëmën. Një ditë feste nëna e tyre priste dy qetë e bardhë për qerren që do ta çonte në tempull
për t’u falur. Por, kur u sqarua që qetë nuk do të vinin, ata u mbrehën në qerre dhe e tërhoqën deri në pragun e ndërtesës së shenjtë. E mallëngjyer nga dashuria e të bijve, e ëma iu lut Herës që t’u bënte bijve të saj dhuratën më të bukur që mund t’u bëhej të vdekshmëve. Hera i vuri të dy djemtë në një gjumë të thellë, nga i cili ata nuk u zgjuan më.