Neptuni

Neptuni, hyjni romake, që identifikohej me Poseidonin grek. → Poseidoni.

Nereida, nimfat e detit, bijat e Nereut dhe të Doridës. Numri i tyre arrinte deri në pesëdhjetë. Ato njihen si nimfat e Mesdheut. Personifikonin iëvizjen e valëve, ngjyrën e tyre etj. Nereidat banonin në fund të detit, në një pallat të ndritshëm dhe zbavitnin të atin me këngët dhe vallëzimet e tyre. Paraqiteshin si vajza të reja, të bukura, me flokë të stolisur me inxhi, të hipura mbi delfinë, ose mbi kuaj të artë. Nganjëherë janë qenie fantastike, gjysmëgra, gjysmëpeshq. Disa prej tyre janë të dëgjuara si Amfitrita, gruaja e Poseidonit, Oritia, Galatea, Tetida, gruaja e Peleut dhe nëna e Akilit. Nereidat ishin objekt kulti në shumë vende.

Shih edhe

Përmendet te