Minotauri
Minotauri, përbindësh gjysmëdem-gjysmënjeri, që lindi nga bashkimi i gruas së Minosit, Pasifasë, me një dem dërguar nga Poseidoni. Sipas disa autorëve, Minotauri ishte emri i demit. Minosi e mbylli në labirintin që ishte ndërtuar nga Dedali. Këtu ai hante kriminelët dhe të shtatë djemtë e të shtatë vajzat që Athina i dërgonte si haraç çdo vit, ose në çdo tre vjet. I ndihmuar nga bija e Minosit, Ariana, Tezeu u fut në labirint, vrau Minotaurin dhe e shpëtoi kështu Athinën nga haraçi i përmotshëm. Miti mbi Minotaurin dhe lufta e Tezeut me të është pasqyruar në shumë vepra arti.