Opsa
Opsa, hyjneshë romake e bollëkut, gruaja e Saturnit, që identifikohet me Cibelën e Rean dhe që mbronte kulturat e arave. Për nder të saj organizoheshin festa në kohën e korrjeve dhe të mbjellave. Ajo paraqitej si një zonjë, që shtrinte dorën e djathtë për të dhënë ndihmën dhe dorën e majtë për të shpërndarë bukë.