Glauku

Glauku, perëndi e detit, biri i Poseidonit. Sipas legjendës ai ishte një peshkatar i qytetit Antedon në Beoti. Një ditë ai hodhi në breg peshqit që sapo i kishte zënë, por vuri re se ata filluan të lëviznin dhe pastaj u futën në det. Duke ia veshur këtë fenomen një vetie të barit, mbi të cilin i kishte vendosur, ai hëngri nga ky bar dhe menjëherë ndjeu të lindte tek ai dëshira për të jetuar në det. Glauku nuk mundi ta mposhtëte këtë dëshirë dhe u hodh në aet. Oqeani e Tetida e pranuan në numrin e perëndive të detit. 2. Mbret korintas, biri i Sifizit dhe i Meropit, dhe babai i Belerofontit. 3. Nipi i Belerofontit dhe aleat i trojanëve.

Shih edhe

Përmendet te