Okni
Okni (Oknos) 1. Themelues i Mantus, i biri i profetes Mantojë. 2. Personifikimi i ngathtësisë, qëndronte në Had (së bashku me Danaidat dhe Sizifin), ku thurte një litar me kashtë, të cilin menjëherë e hante një gomar. Shprehja «Litari i Oknit» ka kuptimin e kryerjes së një pune të vështirë.