Meropi

Meropi 1. Gruaja e mbretit të Mesenisë, Kreont. Kunati i saj, Polifonti, pasi i vrau të shoqin dhe bijtë e saj dhe pasi mori pushtetin, e detyroi të kunatën të martohej me të. Më vonë, djali i saj i vogël që kishte shpëtuar, u hakmor dhe me pëlqimin e nënës së vet e vrau Polifontin. Euripidi 3he Volteri e kanë marr-ë legjendën e Meropit për subjekt të tragjedive të tyre. 2. Një nga Plejadat, gruaja e Sizifit. Në yjësinë e Plejadave drita e saj është më e zbehtë se drita e të motrave. Sipas legjendës kjo ndodhi, sepse ajo, para se të shndërrohej në yll, dilte gjithmonë me fytyrë të mbuluar nga turpi që ishte martuar me një të vdekshëm, kurse motrat e saj ishin martuar me perënditë. 3. Një nga Oqeanidat. 4. Një nga Heliadat. 5. Gruaja e mbretit të Korintit, Polib. 6. Bija e Erekteut. nëna e Dedalit. 7. Bija e Enopionit, të cilën e turpëroi Orioni.

Shih edhe

Përmendet te