Naupliu
Naupliu 1. Biri i Poseidonit, që themeloi qytetin e Nauplisë pranë Argosit. 2. Burri i Klimenës dhe babai i Palamedit që, i akuzuar në mënyrë të rreme për tradhti nga Odiseu, u vra me gurë nga grekët gjatë Luftës së Trojës. N**upliu vendosi të hakmerrej për të birin. Ai gënjeu gratë e heronjve e të mbretërve grekë, të nisur për në Trojë, duke u thënë se ata kishin vdekur ose jetonin me gra të tjera. Atëherë Klitemnestra. gruaja e Agamemnonit, u dashurua me Egistin, Egjialea, gruaja e Diomedit, u bë e dashura e Kometit dhe, Meda, gruaja e Idomeneut, u bë e dashura e Leukut. Duke mos qenë i kënaqur vetëm me mosmarrëveshjet që kishte ngjallur midis bashkëshortëve, Naupliu ndezi pas rënies së Trojës, zjarre në gumat që rrethonin ishullin e tij, Eubenë, dhe tërhoqi kështu anijet greke, të cilat u mbytën pothuajse të gjitha.