Çfarë ndodhi në Komoran?
Dy persona janë therur nga një mjet i mprehtë, tre të lënduar
— PRISHTINË — Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Komoran, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej të cilëve dyshohet se janë therur me një mjet të mprehtë. Rasti ka rreth orës 19:00, ndërsa menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe për të siguruar zonën.
Sipas informacioneve fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime, ndërsa dy prej tyre dyshohet se janë goditur me mjet të mprehtë. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë nisur ekzaminimin e provave dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Deri në këtë fazë nuk dihen motivet që çuan deri te përleshja, ndërsa rasti mbetet nën hetim. Burim: Sinjali
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.