Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Pse performon Gims në Prishtinë?

Gims do të performojë më 6 gusht në kuadër të turneut të tij veror, duke përfshirë edhe Prishtinën

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

— PRISHTINË — Reperi dhe këngëtari me famë botërore, Gims, do të performojë në Prishtinë më 6 gusht, në kuadër të turneut të tij veror. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar kalendarin e koncerteve dhe qytetet që do të vizitojë gjatë kësaj vere.

Pse performon Gims në Prishtinë?
Foto: Georges Biard / Wikimedia Commons

Në mesin e tyre është edhe Prishtina, e cila do të mirëpresë yllin frankofon më 6 gusht. Gims, emri i vërtetë i të cilit është Gandhi Alimasi Djuna, është një nga artistët më të njohur të muzikës frankofone, me dhjetëra hite dhe miliarda dëgjime në platformat muzikore.

Artisti ka një lidhje të veçantë edhe me publikun shqiptar. Në vitin 2021 ai publikoi këngën "Only You" së bashku me këngëtaren Dhurata Dora, një projekt që u shndërrua në hit dhe grumbulloi miliona shikime në YouTube. Bashkëpunimi u prit shumë mirë nga publiku dhe mbetet një nga projektet më të suksesshme ndërkombëtare të artistes shqiptare.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme