Vazhdo leximin
e mërkurë, 21 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Korrigjime

Gabimet ndodhin; fshehja e tyre jo. Këtu shënohet çdo fakt, shifër, titull a atribuim që kemi korrigjuar pasi u botua.

Korrigjimi bëhet në të njëjtin artikull, në të njëjtën adresë. Një zhvillim i ri i ngjarjes nuk është korrigjim: ai shtohet si përditësim te artikulli dhe nuk listohet këtu. Rregullat i gjeni te Standardet, §4 Korrigjimet.

Keni gjetur një gabim? Na shkruani te zhurmapress@gmail.com.

Artikujt e korrigjuar

  1. Sa kushton nafta në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni?

    Shkrimi i 18 korrikut i jepte Kosovës çmimin dhe mënyrën e llogaritjes së Shqipërisë (198 lekë për litër, me treguesin CIF); ato shifra janë të Shqipërisë. Çmimet tani shënohen si çmime të mesit të korrikut, jo si të sotme, dhe u hoq «PRISHTINË —» nga fillimi, sepse shkrimi nuk u shkrua atje.

  2. Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është çështje e sigurisë kombëtare

    Titulli e paraqiste si pohim të redaksisë atë që ishte mendim i Ramush Haradinajt. Tani titulli e emërton folësin.