Ora

Ora, figurë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej herë si grua, herë si gjarpër. Besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në kroje ose pranë njerëzve. Ishte bamirëse, sepse ndriçonte mendjen e njerëzve dhe u mësonte atyre artin për të shëruar sëmundjet. Ajo ndihmonte dhe u sillte fat të mirëve, ruante njeriun, shtëpinë, fisin. Kjo dukec në shprehjet e popullit, «ora e njeriut» (e shtëpisë, e fisit), «shkoftë ora e dëgjoftë» (për të mirë). Por, nga njëherë atë e paraqitnin si të keqe. Besohej se ai që ndeshej me të vritej ose sëmurej. Kjo duket edhe në mallkimet që bën populli: «Të shitoftë (të preftë) ora», -«të marrtë ora e ligë».