← shqiperi
Live · shqiperi · 20:14 · 22 Korrik 2026

Stuhitë rikthehen të premten — Tirana, Elbasani dhe juglindja në shënjestër

Specialistja e gjeoshkencës Anira Gjoni shpjegon shkaqet e këtij fenomeni atmosferik

Tirana, 22 korrik — Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në "Now" me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke shpjeguar edhe shkaqet e këtij fenomeni atmosferik.

Sipas saj, stuhitë e papritura u shkaktuan nga përplasja e një mase të ftohtë ajri mbi rajon me masat e nxehta që vinin nga veriu i Saharasë. "Kjo ndodhi për shkak të depërtimit të një mase të ftohtë mbi rajon, e cila në përballje me masën e nxehtë që vinte nga veriu i Saharasë, ashtu siç jemi mësuar të kemi zakonisht këtë periudhë, pasi aktivizohet anticikloni afrikan dhe vazhdimisht na vijnë masa të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës", sqaroi Gjoni.

Më tej, specialistja bëri të ditur se gjatë ditës së enjte pritet një përmirësim afatshkurtër i motit, ndërsa të premten do të rikthehen sërish stuhitë dhe shtrëngatat në të gjithë vendin. "Duket se ka një përmirësim afatshkurtër sa i takon ditës së enjte, por për vendin tonë do të rikthehen sërish stuhitë dhe shtrëngatat përgjatë ditës së premte, të cilat do të nisin në veri të vendit dhe do të vijojnë në qendër dhe drejt juglindjes", shtoi ajo.

Aktivitetin më të madh pritet ta kenë Tirana, Elbasani, Librazhdi dhe juglindja. Pritet të kemi reshje në formën e shtrëngatave lokale dhe do të prekin pothuajse të gjitha qarqet", shtoi Gjoni.

Megjithatë, Gjoni theksoi se ulja e temperaturave nuk do të jetë drastike dhe se kushtet atmosferike do të mbeten të favorshme për pushuesit. "Nuk pritet të ketë një ndryshim drastik. Do të ketë një freskim të tyre, sigurisht që është një ulje e konsiderueshme, por mbetemi në muajin korrik dhe temperaturat janë të favorshme për të vazhduar plazhin", u shpreh specialistja.

Shiko dhe lexo më shumë lajme të fundit dhe të sugjeruara nga Euronews Albania.

Burim: Euronews Albania
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën