Dëshmitari nga Istogu: shtëpitë na digjeshin ndërsa dilnim në mal
Dëshmitari Nezir Avdylaj tregon për ato që përjetoi gjatë luftës
PRISHTINË — Në Gjykatën e Prishtinës në gjykimin ndaj dy të akuzuarve për krime lufte, Momir Pantiq edhe Zharko Zariq, në seancën e së mërkurës (22.07.2026) ka dhënë dëshminë dëshmitari Nezir Avdylaj.
Sipas aktakuzës, Momir Pantiq, në kohën kur janë kryer krimet ka qenë kryeshef i stacionit policor në Istog, kurse Zharko Zariq ka qenë polic. Ata akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale – krime lufte kundër popullsisë civile.
Dëshmitari Nezir Avdylaj rrëfeu para Gjykatës se nga data 27 mars 1999 qytetarët e Istogut kanë qenë të persekutuar nga shtëpitë e tyre dhe janë detyruar të dalin në mal. Dëshmitari tha se gjatë largimit nga shtëpitë e tyre i kanë parë shtëpitë e tyre duke u djegur.
Dëshmitari kujtoi edhe fjalët që një person me emrin Radenko ia kishte thënë atij. “Tha: ‘Ti profë, shkoni dhe q*** nanën komplet, se ju kurrë nuk keni me u kthy këtu, ktheje kokën këqyre shtëpinë tane tu u djegë se nuk ki me pa ma.’”- tha dëshmitari.
Dëshmitari tha se nuk janë larguar nga Kosova por kanë shkuar në Dushanovë, ndërsa pas një dite janë kthyer përsëri në Istog. “Një natë kemi bujtë në Dushanovë dhe na kanë kthy prej Dushanovës drejtpërdrejt në Istog sepse aty na thanë ka bo marrëveshje Slloba me Rugovën që të ktheheni në shtëpi dhe në fakt jemi kthy”- tha dëshmitari.
Tutje, dëshmitari tha se kur janë kthyer në Istog janë vendosur në një depo, ku pastaj iu është dhënë urdhër që të largohen nga aty dhe të vendosen të garazhda e familjes Alushaj. “Ka dhanë urdhër Moma që me u tërhjekë prej aty me shku me u vendos te familja Alushaj, sepse ai ka pasë një garazh të madh dhe një bodrum të madh… Ne jemi vendosë në qat lokacion dhe në dy shtëpi,.. Kemi qenë 268 vetë të cilët jemi vendosur në qat lokal.”- tha dëshmitari.
Dëshmitari theksoi se gjatë kësaj kohë kanë pasur vështirësi për shkak të mungesës së ushqimit. Dëshmitari deklaroi se në vendqëndrimin e familjes Alushaj kanë qenë të vendosur deri më 15 qershor 1999, deri kur kanë hyrë forcat e NATO-s në Kosovë.
Avdylaj tregoi se gjatë qëndrimit aty i akuzuari Momir Pantiq u ka dërguar ushqim dhe së bashku me një zyrtar tjetër u ka dhënë ‘Kartona të gjelbër’. “Në atë kohë sa kemi nejtë, Momo Pantiqi ka qenë edhe e ka pru do bukë dhe do konserva, ka ardhë me një zyrtar i cili ka qenë për dhënien e letërnjoftimit, dhe na kanë dhanë nga një ‘Karton të gjelbër’ si refugjatë.’” – deklaroi dëshmitari Nezir Avdylaj.
Dëshmitari tha se ishte interesuar për ‘Kartonat e gjelbër’ se pse u ishin dhënë. “Po, e kam pyet Banen: ‘Pse këta kartona?’ Ai më ka thanë: ‘Na veç dojmë me e ditë se sa refugjatë i kena mrena, se ju për momentin jeni refugjatë.’ Ka qenë prezent edhe Momir Pantiqi gjatë shpërndarjes së kartonave.” – tha dëshmitari.
Dëshmitari tha se u ka rastisur të shohin shumë forca policore e ushtarake serbe. “Përveç policisë dhe ushtrisë ka qenë dhe një formacion tjetër i quajtur ‘Frenki’, me uniformë të zezë, dhe kanë pasur frena të vendosura si të kuajve dhe janë quajtur ashtu.” – tha dëshmitari.
Dëshmitari tha se në territorin e Istogut edhe civilët kanë qenë të armatosur. Për të akuzuarin Momir Pantiq dëshmitari
Burim: Kallxo, https://kallxo.com/lajm/gjykimi-i-momir-pantiqit-dhe-zharko-zariqit-per-krime-lufte-ne-zonen-e-istogut-deshmitari-avdylaj-tregon-per-ato-qe-perjetoi-gjate-luftes/
— Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.