← kosove
Live · kosove · 17:20 · 22 Korrik 2026

Policia e Kosovës paralajmë mashtrimin e-mail

Thirrje qytetarëve të mos hapin këtë e-mail dhe të mos ndajnë asnjë veprim

PRISHTINË — Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë raportuar raste të dërgimit të një e-maili mashtrues në adresa të ndryshme elektronike, i cili paraqitet në mënyrë të rreme si komunikim zyrtar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas njoftimit, mesazhi përmban tekstin: “Me këtë rast, na duhet përgjigja juaj urgjente ndaj Urdhrit të Gjykatës së pretenduar të bashkangjitur kundër jush” dhe në bashkëngjitje ka një dokument po ashtu i rremë, transmeton Klan Kosova.tv.

Policia bën të ditur se nuk bëhet fjalë për një komunikim zyrtar dhe se rasti është duke u hetuar për të identifikuar burimin e dërgimit të këtyre e-maileve mashtruese. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos e hapin këtë e-mail dhe të mos ndërmarrin asnjë veprim ndaj përmbajtjes së tij.

Policia rikujton se mesazhe të tilla nuk janë zyrtare dhe këshillon qytetarët: -të mos klikojnë në lidhje (linqe) të dyshimta; -të mos japin të dhëna personale apo bankare; -të mos hapin faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve. Nëse një qytetar pranon një mesazh të tillë, Policia rekomandon që ai të fshihet menjëherë, të raportohet tek autoritetet përkatëse, të kontaktohet banka nëse janë ndarë të dhëna financiare dhe rasti të denoncohet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin emergjent 192.

Burim: Klan Kosova

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën