Zhurma Press E Diel · 06 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 19:26 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Jetesa SHQ

Nëna me dënim 2-mujor mban foshnjën 11-muajshe në burgun e Pojskës

E dënuara me inicialet D.S. po vuan një dënim 2-mujor në IEPV Pojskë, e shoqëruar nga foshnja e saj 11-muajshe, sipas planit special të institucionit.

Redaksia ZHURMA 20:38 Përditësuar 16:18 1 min lexim
Nëna me dënim 2-mujor mban foshnjën 11-muajshe në burgun e Pojskës
FOTO · Ilustrim · Pristina ambulance 01 608-BE 01 (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

POJSKË — Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal (IEPV) Pojskë është akomoduar e dënuara me inicialet D.S., e dënuar me 2 muaj burgim, së bashku me foshnjën e saj 11-muajshe. Vendimi është marrë në zbatim të legjislacionit në fuqi, që garanton mbrojtjen e të drejtave të nënave të privuara nga liria dhe interesin më të mirë të fëmijës.

Gjatë procedurave të pranimit, D.S. ushtroi të drejtën e parashikuar nga ligji "Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve" dhe nga Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, për të mbajtur pranë vetes fëmijën nën moshën 3 vjeç. Pas përfundimit të procedurave, foshnja u vendos në ambiente të posaçme të institucionit, jashtë regjimit të brendshëm, të përshtatura për qëndrimin e nënave me fëmijët e tyre.

Për nënën dhe foshnjën është hartuar një plan i individualizuar përkujdesjeje, që përfshin masat e sigurisë, kujdesin shëndetësor, ushqimin sipas nevojave, si dhe mbështetjen psikologjike dhe sociale, i monitoruar nga stafi multidisiplinar i institucionit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se synimi është garantimi i mirëqenies së nënës dhe fëmijës, si dhe respektimi i të drejtave të tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Komentet