Grabofçi
Grabofçi, qenie e mitologiise shqiptare. Përfytyrohej si një gjarper i madh e i trashë me dy koke. Ai sipas legjendës zbuionte vetëm njërën kokë dhe e paiaqiste fytyrën sikur gjoja vuante dhe ishte i dëshpëruar. Kete e bënte me qëllim' që t’i afroheshin njerëzit dhe t’i hante. Në kuptimin e figurshëm shprehja qan me lot grabofçi do te thote - qan me lot krokodili Graciet → Hiret Graiet (Plakat), hyjnesha që peisomfikonin pleqërinë, motrat e Gorgonave. Ato ishin të bukura, por me flokë të thinjura qe ne lindje. Legjenda flet për
to, edhe të tria kishin një sy dhe një dhëmb. Ato e përdornin me radhë këtë sy e këtë dhemb. Kur syrin e kishte njëra nga Graiet, dy të tjerat ishin qorre dhe Graieja me sy drejtonte te tjerat. Kur Graieja nxirrte syrin për t’ia dhënë asaj që kishte rradhën, të trija motrat
Gorgona Meduzë ishin qorre. Ato ishin ngarkuar të ruanin rrugën që çonte në banesën e Gorgonave. Graiet përmenden në legjendën e Perseut dhe të Meduzës. Heroi u rrëmbeu atyre syrin dhe dhëmbin e tyre dhe, duke përfituar nga gjumi që bënin, ai kaloi pa rrezik. Sipas një versioni tjetër, Perseu u dha atyre te parët vetëm atëhere kur ato i treguan vendin ku nimfat fshihnin sandalet me fletë dhe kaskën e Hadit që i bënte të padukshme. Sipas një versioni tjetër, kaskën ia dha heroit Hadi. I pajisur me këto sende, Perseu mundi t’i priste kokën Meduzës.
G)