Ceiksi
Ceiksi, (Ceiku, Keiks), mbret legjendar i Tesalisë, burri i Alkionës. Kur ai po shkonte në Delf që të konsultohej me orakullin e Apollonit, u mbyt. E dëshpëruar, Alkiona rendi në breg të detit dhe, kur pa kufomën, deshi të mbytej, por perënditë, të prekura nga kjo dashuri bashkëshortore, i shndërruan të dy në bajza. Me këtë mit, që bën fjalë për shndërrimin e njerëzve të pushtuar nga hidhërimi në zogj, popujt e vjetër përpiqeshin të shpjegonin ngjashmërinë e klithmës së zogjve me britmat e përvajshme të njerëzve. Për legjendën e Ceiksit dhe të Alkionës bën fjalë Ovidi.
Cekropi (Cekropsi) → Kekropi.