Stuhia godet Shkupin: 117 vetura të dëmtuara, 10 të lënduar
Dëme u regjistruan në disa institucione shtetërore dhe objekte me rëndësi jetike; 35 çati të dëmtuara, 189 pemë të rrëzuara
— Stuhia e fuqishme godeti Shkupin, ku u dëmtuan 117 automjete pasagjerësh, 35 çati dhe 10 persona u lënduan. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut informoi se zyrtarët policorë vazhdojnë të jenë në terren dhe po veprojnë sipas të gjitha raporteve që lidhen me pasojat e stuhisë së fortë, në koordinim me institucionet e tjera kompetente.
Stuhia shkaktoi dëme edhe në disa institucione shtetërore dhe objekte me rëndësi jetike, përfshirë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kompleksin “Vili Vodno”, Bazën Policore të Aeroportit Petrovec, ndërtesën “Nova Makedonija”, si dhe në objektet e Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe Prokurorisë Publike.
Në Kumanovë u raportuan nëntë automjete të dëmtuara dhe tre çati të dëmtuara, ndërsa pesë raste u regjistruan në zonën e SPB-Tetovë – tre automjete të dëmtuara dhe dy struktura çatie të dëmtuara. Në Gostivar nuk u raportuan dëme ose persona të lënduar.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut theksoi se aktivitetet janë duke u zhvilluar për të siguruar sigurinë publike, pastrimin e dëmeve dhe normalizimin e trafikut dhe funksioneve publike.
Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA
Të ngjashme
sipas temës · #maqedoni
BDI: Kryetari i Çairit mungoi në terren pas stuhisë që lëndoi qytetarë

Mbi 9.000 thirrje në 112 pas stuhisë në Shkup, Koçani mbetet 80% pa rrymë

EVN ndërpret rrymën sot në Zelenikovë dhe Kisella Vodë

Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.