BDI: Kryetari i Çairit mungoi në terren pas stuhisë që lëndoi qytetarë
Stuhia shkaktoi dëme të mëdha në Çair, disa qytetarë u lënduan
SHKUP — Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair ka reaguar pas stuhisë së djeshme që goditi qytetin, duke akuzuar kryetarin e Komunës së Çairit për mungesë të plotë në terren. Në reagimin e tyre, BDI vlerëson se stuhia shkaktoi dëme të konsiderueshme, ku u rrëzuan drunj, u dëmtuan kulme dhe automjete, ndërsa disa qytetarë u lënduan.
BDI thekson se komuna është zhvilluar pa leje dhe pa kontroll, objektet e dyshimta, rrugët e ngushta dhe dendësia e madhe e ndërtimeve kanë bërë Çairin veçanërisht të ndjeshëm ndaj fatkeqësive natyrore. Në fund, BDI-i bën thirrje kryetarit të komunës që të dalë menjëherë në terren dhe të informojë qytetarët për masat që po ndërmerren për garantimin e sigurisë së tyre.
Çairi nuk ka nevojë për një kryetar që luan rolin e liderit të partisë, por ka nevojë për një kryetar që është pranë qytetarëve dhe që e kryen detyrën për të cilën është zgjedhur, thekson BDI.
Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/bdi-cair-kryetari-i-komunes-mungoi-ne-terren-qytetaret-u-lane-pa-pergjigje/
— Redaksia ZHURMA