Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

EVN ndërpret rrymën sot në Zelenikovë dhe Kisella Vodë

EVN Maqedoni njofton për punime në rrjetin elektrodistributiv

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Zelenikovë, 22 korrik. Pjesë të komunave Zelenikovë dhe Kisella Vodë sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, njoftoi EVN Maqedoni. Nga ora 09:00 deri në 11:00, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugës 4 në Komunën e Zelenikovës. Ndërsa nga ora 12:00 deri në 15:00, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë për një pjesë të banorëve të rrugës "Kitka", në zonën majtas varrezave, përgjatë kodrës, në Komunën e Kisella Vodës.

EVN ndërpret rrymën sot në Zelenikovë dhe Kisella Vodë
Foto: Novo Selo (Opstina Zelenikovo) / Wikimedia Commons

Nga EVN-ja u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i kenë parasysh ndërprerjet e paralajmëruara dhe t’i planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me to.

Burim: Almakos

— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 23 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme