Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Nafta shtrenjtohet edhe 1 cent, MINT e cakton në 1.67 euro për litër

Ministria e Industrisë përcakton çmimet maksimale për naftën, benzinën dhe gazin në Kosovë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme. Sipas njoftimit të MINT-it, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Çmimi i naftës (dizel) është 1.67 euro/litër, i benzinës 1.48 euro/litër dhe i gazit 0.60 euro/litër.

Nafta shtrenjtohet edhe 1 cent, MINT e cakton në 1.67 euro për litër
Foto: Ilustrim · 20 and 50 Euro banknote straps delivered by G4S (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Çmimet e publikuara nga MINT paraqesin kufirin maksimal që operatorët mund të aplikojnë në treg gjatë kësaj periudhe. Gjatë ditës së djeshme, çmimi maksimal i lejuar për shitje të naftës ishte 1.66, për benzinën 1.47, kurse gazi mbetet në çmimin e njëjtë.

Burim: Gazeta Metro, Gazeta Metro — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme