Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 16:28 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
16:27 Tragjedi në Indi: 21-vjeçarja zhduket pasi hidhet në lumë16:23 Gjesti flet në seancë pas kërkesës për pranimin e fajësisë16:17 PDK-ja mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar për seancën e 9 shtatorit16:13 Tragjedi në SHBA: Zjarri u merr jetën tre fëmijëve të familjes shqiptare16:03 Durmishi: S'ka të dhëna për bashkim kartel të blerësve bujqësorë15:57 Balla pret të dërguarin e Trump për partneritete globale15:52 Donald Trump shfaqet me flokë më të errët dhe ndez reagime15:43 Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës15:33 Granti gjerman për ndërmarrjen “Pastrimi” dështon sipas Përparim Ramës15:27 I dërguari i SHBA: Për shtetin Bektashi duhet të vendosë populli shqiptar
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa MKD

Rihapet qendra ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në Orizare — 25 fëmijë në trajtim

25 fëmijë përfitojnë nga qëndrimi ditor dhe trajtime individuale dhe grupore

Redaksia ZHURMA 07:51 Përditësuar 16:23 1 min lexim
Rihapet qendra ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në Orizare — 25 fëmijë në trajtim
FOTO · Ilustrim · Vintage books and autumn decor create a cozy atmosphere for reading in a rustic setting (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Qendra për fëmijët me nevoja të veçanta në fshatin Orizare të Komunës së Likovës ka filluar me punë pasi qëndroi e mbyllur për mbi një vit, ndërkaq procedurat për rihapjen e saj u zvarritën vazhdimisht, shkruan Portalb.mk.

Qendra e cila u rihap në muajin mars funksionon nën menaxhimin e Shoqatës “Blue Puzzle”, në bashkëpunim me Komunën e Likovës dhe Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Koordinatori i qendrës, Adem Ademi, për Portalb.mk, ka bërë të ditur se aktualisht në këtë qendër marrin shërbime 25 fëmijë nga Komuna e Likovës dhe Komuna e Kumanovës.

Fëmijët përfitojnë nga qëndrimi ditor, si dhe nga trajtime individuale dhe grupore të përshtatura sipas nevojave dhe mundësive të tyre.

“Qendra ditore për fëmijët me nevoja të veçanta ka rifilluar punën me qëllim që t’u ofrojë fëmijëve mbështetje profesionale dhe një mjedis të sigurt e gjithëpërfshirës.

Gjatë kësaj periudhe kemi vërejtur rezultate pozitive në zhvillimin e fëmijëve, veçanërisht në komunikim, socializim, pavarësi dhe aftësi funksionale”, tha Ademi.

Ai shtoi se shërbimet në qendër ofrohen nga një ekip profesional i licencuar, i përbërë nga edukatorë specialë dhe rehabilitatorë (defektologë), psikologë, logopedë dhe përkujdesës, të cilët punojnë për të siguruar përkrahje të vazhdueshme për fëmijët dhe familjet e tyre.

Përndryshe, Qendra për fëmijët me nevoja të veçanta në Orizare qëndroi e mbyllur disa muaj pasi Komuna e Likovës dhe Organizata Joqeveritare (OJQ) “Imago Plus” nuk e vazhduan bashkëpunimin.

Gjatë kësaj periudhe, fëmijët me nevoja të veçanta mbetën pa shërbime të përkujdesjes ditore dhe trajtime profesionale, deri në riorganizimin e funksionimit të qendrës përmes marrëveshjes me Shoqatën “Blue Puzzle”.

Burim: Portalb.mk

— Redaksia ZHURMA

Komentet