← diaspora
Live · diaspora · 00:16 · 22 Korrik 2026

Modric rinovon kontratën me Milanin deri në 2027

Kroati shënoi dy gola në 37 ndeshje në sezonin e tij të parë me Milanin.

MILANO — Luka Modric do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit edhe për një sezon tjetër. Sipas raportimeve të MilanNews dhe gazetarit Fabrizio Romano, palët kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2027. Nënshkrimi zyrtar pritet gjatë kësaj jave.

Mesfushori kroat, i cili do të festojë 41-vjetorin pas pak javësh, do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuse të lidhura me performancën. Modric iu bashkua Milanit verën e kaluar si lojtar i lirë, pas një periudhe të jashtëzakonshme me Real Madridin.

Në sezonin e tij të parë me Milanin, Modric zhvilloi 37 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë tre asistime. Legjenda kroate mbetet një nga liderët e skuadrës kuqezi, brenda dhe jashtë fushës.

Burim: Gazeta Metro
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #diaspora

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën