Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Veliaj çon në GJKKO kërkesën për hetim ndaj "Nesti Angonit", personazhit që nuk ekziston

Erion Veliaj kërkon identifikimin dhe ndjekjen penale të Nesti Angonit, pasi që Prokuroria e Tiranës nuk nisi procedim penal

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Gjykatën e Posaçme do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliaj për nisjen e një hetimi penal ndaj Nesti Angonit, personazhit anonim mbi një dokument të të cilit SPAK nisi hetim ndaj kryebashkiakut. Veliaj kërkon identifikimin dhe ndjekjen penale të Nesti Angonit, pasi që Prokuroria e Tiranës vendosi të mos nisë një procedim penal pas verifikimeve se Nesti Angoni nuk figuron në regjistrin e Gjendjes Civile, dhe duke arsyetuar se nuk ka kompetencë të kontrollojë hetimet e kryera nga SPAK.

Veliaj çon në GJKKO kërkesën për hetim ndaj "Nesti Angonit", personazhit që nuk ekziston
Foto: Medill DC / Wikimedia Commons

Ky vendim është ankimuar nga Veliaj në Gjykatën e Tiranës, e cila më 15 korrik ka vendosur shpalljen e moskompetencës, dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Do të jetë gjyqtari i posaçëm Erion Çela që do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut, ndërsa ende nuk ka një datë të caktuar për seancën e parë.

Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 25 kamera →