← shqiperi
Live · shqiperi · 22:21 · 21 Korrik 2026

Pse ulen interesat për kredinë konsumatore në Shqipëri?

Banka e Shqipërisë ka rishikuar interesat maksimale për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë, duke iu ofruar qytetarëve më pak interes

— Banka e Shqipërisë ka ulë interesin për kreditë konsumatore. Qytetarët që do t'i drejtohen institucioneve bankare dhe jo bankare për të marrë kredi konsumatore me vlerë deri 200 mijë lekë, do të paguajnë më pak interes. Interesi maksimal për kredinë nga 0-200 mijë lekë janë afro 51.3%, ndërsa për huatë nga 200 deri në 600 mijë lekë është rritur nga 35.4% që ishte, prej 19 korrik është rritur në 37.4%. Kurse ata që marrin kredi konsumatorë mbi 2 milionë lekë deri 10 milionë do e kenë interesin maksimal 12.4% nga 11.94% që ishte për gjashtëmujorin e parë të vitit.

Prej 5 vitesh Banka e Shqipërisë cakton çdo gjashtëmujor normën maksimale të interesit, pas abuzimeve që këto institucione jo-bankare bënin me interesat e kredive konsumatore që merrnin qytetarët, për shkak se e japin më shpejt huanë dhe nuk kërkojnë kolateral.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë në 2022-shin kur nisi zbatimi i rregullores, norma maksimale e interesit për kreditë deri 200 mijë lekë arrinte në 171.41%. Këto rregullim synon me qëllim që të mbrojë abuzimet që bënin institucionet jo-bankare.

— Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/banka-e-shqiperise-ul-interesin-per-kredite-konsumatore-deri-200-mije-leke-rritet-per-ato-200600-mije-leke?r=kh1

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën