Ismena

Ismena, bija e Edipit dhe e Jokastës, motra e Eteoklit, e Polinikut dhe e Antigonës. Kur Edipi, pas krimeve të tij, u përzu nga Teba, Ismena mbeti në qytet dhe nuk e shoqëroi Antigonën dhe t’atin nëpër rrugët e Greqisë. Por ajo shkoi pranë Edipi't kur ky i fundit po vdiste në Kolonë dhe u kthye në Tebë me të motrën. Kur Antigona e varrosi Polinikun dhe për këtë u dënua me vdekje (→ Antigona), Ismena donte të ndante me të motrën fatin e zi, duke e akuzuar edhe ajo veten si fajtore. Antigona e shtyri atë me kujdes dhe u nis vetë drejt vdekjes. Që atëherë Ismena u zhduk nga legjendat. Fundi i saj nuk dihet.

Shih edhe