← shqiperi
Live · shqiperi · 09:14 · 22 Korrik 2026

Punonjësi i OSHEE-së bie nga shtylla 9 metra në Himarë, humb jetën

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, një 55-vjeçar nga Elbasani; dyshimet e para se ai mund të jetë goditur nga rryma elektrike

Himarë — Një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë një ndërhyrjeje për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik në zonën e Himarës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në një kohë kur moti i keq dhe erërat e forta kishin shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Himarës.

Viktima është një 55-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte dërguar për të ndihmuar ekipet lokale të OSHEE-së në rikthimin e energjisë. 55 vjeçari ka qenë i ngjitur në shtyllë, duke tentuar të rilidhë një kabull energjie, kur i është shkëputur rripi i sigurisë që e lidhte për mesi. Kjo ka bërë që të rrëzohet nga shtylla në një lartësi 9 metra, e për pasojë të ndërrojë jetë.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të jetë goditur nga rryma elektrike. Sipas Telegrafit, një punonjës tjetër i OSHEE-së thotë se ngjarja ndodhi për shkak të një defekti në rrjetin elektrik.

Burim: Gazeta Si, https://gazetasi.al/stuhia-shkaktoi-probleme-ne-rrjetin-elektrik-ne-himare-humb-jeten-gjate-nderhyrjes-punonjesi-i-oshee/

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën