Breshëri shkatërron 60 hektarë grurë në Vajnik, Skenderaj nis vlerësimin e dëmeve
Rreth 60 hektarë grurë të dëmtuar vetëm në Vajnik
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Skenderajt ka njoftuar më 22 korrik 2026 se ka nisur evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i pafavorshëm dhe breshëri që goditi komunën një ditë më parë. Sipas njoftimit, drejtori Sabit Ferizi, së bashku me zyrtarët e drejtorisë, ka zhvilluar vizita në terren për të parë nga afër gjendjen në zonat e prekura. “Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sabit Ferizi, së bashku me zyrtarët e drejtorisë, ka zhvilluar vizita në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga moti i pafavorshëm dhe breshëri që goditi komunën një ditë më parë”, thuhet në njoftim.
Vizitat janë zhvilluar në fshatrat Vajnik, Burojë, Likoc dhe Izbicë, ku, sipas Drejtorisë, janë evidentuar dëme të konsiderueshme në kulturat e drithërave, pemëve dhe perimeve. “Sipas vlerësimeve paraprake, vetëm në fshatin Vajnik janë dëmtuar rreth 60 hektarë të mbjella me grurë”, thuhet më tej.
Nga Drejtoria bëhet e ditur se fermerët e zonave të prekura kanë filluar të dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve. “Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore pritet të dalë së shpejti në terren për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri”, thuhet në njoftim.
Sipas procedurave të parapara, pas përfundimit të vlerësimit, raporti do t’i procedohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim, ndërsa më pas do t’i dërgohet Komisionit Qendror Qeveritar për shqyrtimin e mundësive të kompensimit të fermerëve të prekur. “Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, raporti do t’i procedohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim. Më pas, ai do t’i përcillet Komisionit Qendror Qeveritar, në përputhje me procedurat ligjore, për shqyrtimin e mundësive të kompensimit të dëmeve për fermerët e prekur”, përfundon njoftimi.
Burim: Lajmi.net, https://lajmi.net/skenderaj-nis-evidentimin-e-demeve-nga-bresheri-rreth-60-hektare-grure-te-demtuar-vetem-ne-vajnik/
— Redaksia ZHURMA
Të ngjashme
sipas temës · #kosove
Haxhiu: Të premten cakton datën e seancës konstituive, mbahet në javën e parë të gushtit

Nafta shtrenjtohet edhe 1 cent, MINT e cakton në 1.67 euro për litër

Arrestohet zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, lejoi importin e kimikateve të ndaluara

Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.