Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

OVL-UÇK: mos kaloni në Serbi, listat e nacionalistëve serbë s'janë risi

Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL-UÇK, u bën thirrje ish-pjesëtarëve të mos kalojnë në territorin serb, për shkak të rrezikut të arrestimit e kërcënimeve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Një lëvizje nacionaliste serbe ka publikuar lista me emra dhe të dhëna personale të personave që pretendon se kanë qenë pjesëtarë të brigadave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kërkuar arrestimin e tyre. Thirrjet vijnë ndërsa autoritetet serbe vazhdojnë arrestimet e shqiptarëve në pikat kufitare, nën dyshime për krime lufte.

OVL-UÇK: mos kaloni në Serbi, listat e nacionalistëve serbë s'janë risi
Foto: Ilustrim · Graduation of the 58th Generation of Kosovo Police Academy (Public domain) / Wikimedia Commons

Fatmir Sopi, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), tha për Ekonomia Online se listat për arrestimin e ish-pjesëtarëve nuk janë risi. Sipas tij, në Interpol ekziston prej kohësh një listë me pjesëtarë e udhëheqës të UÇK-së që Serbia vazhdimisht i ka kërkuar për arrestim dhe dënim.

Sopi tha se të dyja palët kanë qenë në konflikt e në luftë: Kosova ka zhvilluar një luftë çlirimtare, kurse Serbia një luftë pushtuese ndaj vendit të tij. Sipas tij, publikimi i listave tani është i panevojshëm, në kohën kur flitet për marrëveshje dhe paqe.

Sopi theksoi se “Serbia e ka pranuar humbjen” dhe është tërhequr me turp pas gati një shekulli pushtimi mbi Kosovën. Ai kujtoi deklaratën e një ministreje serbe që, sipas tij, kishte thënë: “po të isha në vendin e Millosheviqit, do t'a spastroja etnikisht Kosovën”.

Sopi u bëri apel të gjithë ish-pjesëtarëve të UÇK-së të mos kalojnë në asnjë rrethanë në territorin e Serbisë, pasi do të ballafaqohen me kërcënime, arrestime apo edhe vrasje. Ai vuri në dukje se pasojat po i përjetojnë edhe familjet e atyre që nuk e kanë respektuar apelin.

Nënkryetari i OVL-UÇK u bëri thirrje edhe qytetarëve të thjeshtë të rezervohen gjatë udhëtimeve në Serbi, sepse akuza për të qenë pjesëtar i UÇK-së përdoret lehtësisht si pretekst për dënime. Ai kërkoi që shteti të ankohet pranë organizatave ndërkombëtare kundër këtyre praktikave.

Sopi kërkoi që diplomacia e Kosovës të bëjë presion te shtetet mike ndaj Serbisë, në mënyrë që të ekzistojë liri lëvizjeje për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë politike apo të kaluarës së tyre si ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme