Cili është plani i VMRO-DPMNE për infrastrukturën rrugore?
Partia vlerëson se vendi po shndërrohet në nyje transporti në Ballkan, me nisjen e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë muajin e ardhshëm.
— VMRO-DPMNE njofton se punimet ndërtimore për segmentin e autostradës Shkup–Bllacë pritet të nisin muajin e ardhshëm. Sipas partisë, ky projekt do të përmirësojë lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën, si dhe do të mundësojë qasje më të lehtë drejt porteve në Shqipëri dhe Malin e Zi.
Partia thekson se, ndryshe nga qeveritë e mëparshme që dhanë vetëm premtime, qeveria aktuale ka nënshkruar kontratat, ka siguruar financimin dhe ka përzgjedhur konsulentin e kontraktorin. Procesi i vlerësimit të mbikëqyrjes ndodhet aktualisht në fazën përfundimtare për të mundosur nisjen e punimeve.
Paralelisht, VMRO-DPMNE bën të ditur se punimet po vazhdojnë me intensitet në autostradën Ohër–Kërçovë. Sipas tyre, po realizohen punime në 37 kilometra të segmentit të mbetur, si pjesë e objektivit për zhvillim të përshpejtuar të infrastrukturës kapitale në të gjitha rajonet e vendit.
Burim: Shenja
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.