Kush mund të pezullojë punën për shkak të temperaturave të larta?

Këshilli Gjyqësor i Kosovës autorizoi kryetarët e gjykatave të reduktojnë ose pezullojnë punën nëse temperatura të larta përkeqësohen

Kush mund të pezullojë punën për shkak të temperaturave të larta?
Foto: History of the war in Bosnia during the years 1737-8 and 9 / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Nga e hëna, kryetarët e katër gjykatave që funksionojnë brenda objektit të Pallatit të Drejtësisë mund të pezullojnë punën në rast se përballen me temperatura të larta dhe mos funksionimin e duhur të klimatizimit.

Por, krahasuar me disa javë më parë kur temperaturat ishin më të larta, situata tashmë është përmirësuar, meqë në disa pjesë është intervenuar në rregullimin e klimatizimit.

Mirëpo, në Gjykatën Komerciale kishin marrë masa, pavarësisht se Këshilli Gjyqësor veproi vetëm këtë të hënë.

“Në referim te pyetjeve Tuaja, ju njoftojmë se që nga ngritja e temperaturave të larta, me autorizim të Kryetarit të Gjykatës, janë ndërmarrë masa për mbrojtjen e stafit.

Punonjësit që vuajnë nga sëmundje kronike ose që për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk kanë qenë në gjendje t’i përballojnë temperaturat e larta, janë liruar nga puna sipas vlerësimit të rasteve konkrete.

Sa i përket gjendjes aktuale në Pallatin e Drejtësisë, konkretisht në Objektin A, kati i IV, ku vepron Gjykata Komerciale, temperatura në ambientet e punës sillet ndërmjet 34-40°C, varësisht nga zyra.

Në zbatim të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjendja do të monitorohet në vazhdimësi dhe, nëse konstatohet se kushtet e punës nuk lejojnë zhvillimin normal të aktivitetit gjyqësor, Kryetari i Gjykatës do të ndërmarrë masat e nevojshme në përputhje me autorizimet dhe legjislacionin në fuqi, duke pasur prioritet mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe funksionimin e rregullt të gjykatës”

Edhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës, atë Administrative e Supreme, thanë se janë duke e monitoruar situatën në baza ditore, dhe se situata është përmirësuar meqë sistemi i klimatizimit ka filluar të funksionojë.

Megjithatë, pas autorizimeve që u dha Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në rast se vërehet ngritje e temperaturave, kryetarët e Gjykatave do të marrin vendim për reduktim ose pezullim të punës.

Burim: Gazeta Dukagjini, https://www.dukagjini.com/rregullohen-disa-klima-ne-pallat-te-drejtesise-ska-pezullim-te-punes/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse fermerët e Kosovës i quan langarecë?
  2. Sa kushtoi memoriali i UÇK-së në Shalë?
  3. Sa persona mbeten ende të zhdukur në rajonin e Pejës?
  4. Kush fitoi konkursin e dizajneve?

Vazhdo leximin