Zhurma Press E Enjte · 27 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:50 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport BOTA

Cili fiton ndeshjen?

Ndeshja u nda 0:0 pas 90 minutash pa gola, duke shkuar sfidën në vazhdime

Redaksia ZHURMA 06:12 Përditësuar 07:18 1 min lexim
Cili fiton ndeshjen?
FOTO · Ilustrim · Santiagobernabeupanoramav45 (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Koha e rregullt e ndeshjes dramatike të tetësheve të finales së Kupës së Botës 2026 ndërmjet Zvicrës dhe Kolumbisë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0. 

Përkundër rasteve të shumta dhe lojës me intensitet të lartë në Vancouver, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente rrugën drejt rrjetës, duke e çuar sfidën në vazhdime (kohë shtesë). 

Pjesa e dytë me raste dhe tensione, Zvicra e nisi më mirë pjesën e dytë pas udhëzimeve të trajnerit Murat Yakin, i cili bëri një zëvendësim të menjëhershëm duke aktivizuar Sow në vend të Jasharit. 

Sow humbi një mundësi të artë në minutën e 47-të, kur pas një krosimi nga Ndoye, ai u rrëzua në momentin e goditjes duke qenë i pambuluar në zonë. 

​Ndeshja u karakterizua nga një lojë e fortë fizike, ku kapiteni zviceran Granit Xhaka dhe mesfushori Denis Zakaria u ndëshkuan me kartonë të verdhë pas ndërhyrjeve të ashpra. 

Nga ana tjetër, Kolumbia rrezikoi përmes yllit Luis Diaz në minutën e 60-të dhe Suarezit në të 63-tën, por pa arritur të mposhtnin portierin zviceran Gregor Kobel. 

​Momentet dramatike në fund, Zvicra tentoi të fitonte një penallti kur Rieder u rrëzua në zonë në minutën die 90-të, por arbitri la lojën të vazhdonte. 

Rasti i fundit rrezikshëm i takoi Dan Ndoye në minutën e 92-të, goditja e të cilit nga një kënd i vështirë përfundoi jashtë kuadratit, përpara se ai të zëvendësohej nga Vargas. 

Me ndeshjen e mbyllur 0:0 pas 5 minutave shtesë në fund të pjesës së dytë, fituesi që do të kalojë në çerekfinale të Botërorit do të përcaktohet gjatë 30 minutave të lojës shtesë ose përmes gjuajtjes së penalltive. 

Burim: Albinfo.ch, https://www.albinfo.ch/zvicra-dhe-kolumbia-shkojne-ne-shtese-pas-90-minutave-pa-gola/
— Redaksia ZHURMA

Komentet