Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Inspektorati Sanitar shton kontrollet për duhanin në hapësirat e mbyllura

Mbi 160 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë dy javëve të fundit për shkelje të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Qytetarët jo-duhanpirës në vend po u shmangen kafiterive për shkak të mosrespektimit të ligjit që ndalon pirjen e duhanit në ambientet e brendshme, duke krijuar një situatë ku hapësirat mbushen me tym. Përballë kësaj gjendjeje, Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka intensifikuar kontrollet në rajone të ndryshme si Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Ferizaji dhe Gjilani, duke realizuar mijëra veprime inspektuese.

Inspektorati Sanitar shton kontrollet për duhanin në hapësirat e mbyllura
Foto: demokracia.com
Video · Telegrafi Official · YouTube ↗

Sipas të dhënave zyrtare, në kuadër të aktiviteteve të përgjithshme janë regjistruar 11 mijë e 198 veprime inspektuese dhe janë shqiptuar gjithsej 946 gjoba për kategori të ndryshme shkeljesh, me një vlerë financiare që arrin mbi 1.28 milionë euro. Ndërkaq, vetëm për shkeljen e ndalesës së duhanit janë shqiptuar mbi 160 gjoba brenda dy javëve të fundit.

Ligji për Kontrollin e Duhanit parasheh ndëshkime të qarta për shkelësit e dispozitave, ku personat fizikë rrezikojnë gjoba prej 30 deri në 50 euro. Për subjektet afariste gjobat shkojnë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro, ndërsa personat përgjegjës të lokalit mund të dënohen nga 200 deri në 500 euro nëse nuk sigurojnë zbatimin e ndalesës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme