Vazhdo leximin
e martë, 20 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Klekovski: ISHSSH konstatoi shkelje gjatë mjekimit të Iva Mihaillovës

Ministria e Shëndetësisë kërkon zgjerim të mbikëqyrjes dhe formim të komisionit profesional për rastin e Mihaillovës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar zgjerimin e mbikëqyrjes nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor për rastin e Iva Mihaillovës, duke përfshirë institucionet shëndetësore ku janë kryer shërbime në vitet 2025 dhe 2026. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë një prononcimi pas promovimit të projektit për furnizim me 100 auto-ambulanca të reja, bëri të ditur se do të formohet një komision për mbikëqyrje profesionale lidhur me aspektin mjekësor të mjekimit të pacientes.

Klekovski: ISHSSH konstatoi shkelje gjatë mjekimit të Iva Mihaillovës
Foto: tetovasot.com

Sipas Klekovskit, në raportin e ISHSSH-së lidhur me profesorin Ivan Barbov janë konstatuar shkelje dhe është kërkuar plotësimi i raportit, pasi sipas tij nuk është ndjekur e gjithë rruga dhe procedurat në institucionet shëndetësore në vend. Ai theksoi se kërkon që mbikëqyrja të zgjerohet edhe në një institucion privat shëndetësor ku pacientja është trajtuar ndërkohë. Lidhur me takimin e zhvilluar në Sofje, ministri shtoi se çështja e Mihaillovës i takon domenit të drejtësisë për shkak të fletë-arrestit ndërkombëtar, ndërsa për të lënduarit në Koçan bëri të ditur se së bashku me grupin e punës kanë plane që do të publikohen së shpejti.

Në të njëjtin event, kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se deklarata e ministrit bullgar të Punëve të Brendshme nuk meriton të komentohet dhe se situata e lidhur me zgjedhjet e tyre presidenciale duhet të injorohet nga mediat.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 25 kamera →